Sot Besa Famgas – Trepça

Hendboll

Sot Besa Famgas – Trepça

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 18:20
Sot Besa Famgas – Trepça

Ndeshja në mes skuadrave Besa Famgas e Trepça e hap javën e dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Kjo ndeshje luhet të martën (sot) nga ora 18:30 në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Kampioni aktual, Besa Famgas, vlerësohet favorit. Besa i ka fituar të gjitha nëntë ndeshjet dhe udhëheq në tabelë me 18 pikë.

Trepça është e treta me 13 pikë. Pritet lojë e bukur në ndeshjen e skuadrave me traditë. Me javën e dhjetë nis rrethi i dytë i garave në Superligën e Kosovës në hendboll.

Të mërkurën janë dy ndeshje tjera interesante.

Në Vushtrri nga ora 20:00 takohen Vushtrria e Kastrioti i Ferizajt, kurse në Drenas nga ora 19:00 takohen Drenica e Prizreni. Java e dhjetë përfundon me dy ndeshjet e së enjtes. Prishtina nga ora 19:00 e pret Dritën e Gjilanit, kurse në Podujevë takohen Llapi e Vëllaznimi, po ashtu nga ora 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat