Dyshja mitrovicase e gjyqtarëve Arsim e Erdoan Vitaku vazhdojnë me plot sukses të ndajnë drejtësi nëpër parketet evropiane

Hendboll

Dyshja mitrovicase e gjyqtarëve Arsim e Erdoan Vitaku vazhdojnë me plot sukses të ndajnë drejtësi nëpër parketet evropiane

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 20:20
Arsim e Erdoan Vitaku

Ishin të parët që hapen rrugën e gjyqtarëve tjerë nga Kosova në arenën ndërkombëtare, duke iu trasuar rrugën edhe shumë gjyqtarëve tjerë të hendbollit, që tash me sukses gjykojnë ndeshje ndërkombëtare.

Qifti i gjyqtarëve nga Mitrovica Arsim dhe Erdoan Vitaku ndonëse patën lënë zbrazëti në ekipin ku kishin derdhur djersë me vite – KH Trepça, vendimi për rrugën tjetër por brenda hendbollit ishte mjaft e qëlluar dhe rezultatet e sukseset u shfaqën shume shpejtë.

Ata ishin si “dallëndyshja e parë” që me guxim, përpikëri edhe vigjilencë trasuan rrugën e sigurt, duke gjykuara anekënd Evropës nga ndeshjet e kombëtareve deri tek kampionatet e të rinjve dhe kupat evropiane.

Kjo dyshe mitrovicase edhe pas shumë viteve të daljes në arenën ndërkombëtare, fal notimit dhe mbrojtjes së dinjitetshme të stemës së vendit tonë, vazhdojnë me plot sukses të ndajnë drejtësi nëpër parketet evropiane.

Kështu ditë më parë çifti i gjyqtarëve Arsim dhe Erdoan Vitaku ishin gjyqtarë në rrethin e tretë të Kupës së EHF-së për hendbollistë ku u zhvillua një ndeshje e rëndësishme.

Ata të dielën ishin në Winterthur të Zvicrës ku drejtuan ndeshjen në mes të Pfadi-Winterthur dhe ekipit danez Bjerringbro-Silkeborg, ku fitore shënoi skuadra daneze si mysafire me rezultat 36:33.

Ndërkohë sipas Arsim Vitakut, ata tashmë janë caktuar në një tjetër ndeshje me rëndësi, ata do të drejtojnë një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

“ Në javën e ardhshme ne do drejtojmë sfidën e radhës në Ligën e Kampionëve në konkurrencën e meshkujve, kjo ndeshje zhvillohet me 23 nëntor ( e shtunë) në Savehof të Suedisë, ku ndeshen Savehof vs Tatran Preshov nga Sllovakia” ka thënë Vitaku.

Sipas tij kjo do të jetë një ndeshje e fortë dhe rivalizuese por edhe shumë e rëndsishme për vendin e dytë në grupin C, vend i cili dërgon në garat e mëtutjeshme në Ligën e Kampionëve.

Dyshja Vitaku padyshim llogaritet një nga dyshet më të mira në vendin tonë gjë që po dëshmohet edhe me ndeshjet e shumta që po gjykojnë ata anekënd arenave evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat