Në fillim të viteve të 90-ta pushtuesi serb pruri refugjatë serb nga Kroacia dhe Bosnja në Kosovë dhe i strehoi në shumë vende.
Ata refugjatë quheshin “izbeglica” nga shqiptarët dhe ishin aq të neveritshëm e të padurueshëm, por ka pasur edhe prej tyre që kanë punuar edhe si pastrues apo kanë mirëmbajtur fushat ku luheshin garat e Republikës së Kosovës. Serbia e vendosi ‘izbeglicën’ në Gërmi, por ai u bë pastrues i shqiptarëve!
“Një storje interesante nga kjo ndeshje, ishte vjeshtë dhe terreni me shumë gjethe e kishte mbuluar fushën e lojës, por fal një “izbeglice” nga Krajina e Kninit te Kroacisë (banonte afër fushës ngase ishte vendosur nga qeveria e Serbisë ne shtëpinë e pionierëve te cilin e paguanim ta pastron terrenin) u krijuan kushtet për zhvillimin e ndeshjes kampionale”, komenton Izet Gjinovci këtë fotografi të publikuar.
Gjinovci është sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës.