'Mësuesi' Llazar kur iu jepte ide Verim Zherkës, Fatmir Muhaxherit e Nexhdet Dobroshit

Hendboll

'Mësuesi' Llazar kur iu jepte ide Verim Zherkës, Fatmir Muhaxherit e Nexhdet Dobroshit

Nga: Kemajl Goca Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 11:12

Është mëkat që Alfred Llazari kurrë nuk e shijoi profesionin e mësuesit sepse i ka pasur hije për qasjen si e bënte kur ishte selektor i kombëtares së Kosovës (meshkujt). Ai nuk përtonte edhe të bërtiste në momente të caktuara apo dinte të bëhej agresiv sportiv me lojtarët.  

Merret vesh se kur ai jepte ideja në tavolinë dhe madje edhe me skicë, ata që ishin pranë tij mezi merrni frymë, për faktin se duhej që të kuptohej mirë ideja e “mësuesit” Llazar, ngase ky kërkonte që të përsëritet se çfarë kishte thënë në idenë e tij, ashtu raportohet nga burimet e afërta!

Ata që ishin afër tij përfituan ide goxha të mira, gjithsesi edhe trajnerët e mirënjohur Verim Zherka, Fatmir Muhaxheri dhe Nexhdet Dobroshi.

Madje Fatmir Muhaxheri, spekulohet se ka provuar idejat e Llazarit në Kampionatin Botëror për U-21 që u mbajt në Spanjë. Nuk e thonë kot se prej mësuesit të mirë del edhe nxënësi i mirë siç ishte edhe rasti i Llazarit.

Sepse ai sa ishte selektor vërtet ka qenë shumë komunikues dhe këshillues. Nëse nuk është ashtu, më së miri e fakton edhe fotoja që u sigurua nga burimet tona, që nuk dëshiron t’i përmendet emri. Një fotografi sa një mijë fjalë kur punohet profesionalisht dhe me ideja të ish selektorit Llazari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat