Para 22 viteve - periudhë e rëndë në Kosovë, cilët janë këta protagonistë që mendoni edhe rrahjen edhe arrestimin?

Hendboll

Para 22 viteve - periudhë e rëndë në Kosovë, cilët janë këta protagonistë që mendoni edhe rrahjen edhe arrestimin?

Nga: Kemajl Goca Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 13:13
Në të majtë është kapiteni i asaj kohe në KH Kastrioti, Xhavit Morina, është gjyqtari i mirënjohur Ibrahim Zhilivoda, pastaj me fanellë kuq e zi kapiteni i Besës, Fatmir Muhaxheri dhe gjyqtari Xhelal Vitaku.

Para 22 viteve Kosova ishte e okupuar nga Serbia dhe popullata shqiptare terrorizohej vazhdimisht!
Ndeshjet e Kampionatit të Kosovës zhvilloheshin në kushte shumë të rënda, në fusha të improvizuara për faktin se stadiumet dhe palestrat sportive ishin të uzurpuara nga Serbia pushtuese!  

Në fotografi shihen protagonistët e finales së Kupës së Kosovës në hendboll (fusha në Gërmi), mes Kastriotit të Ferizajt dhe Besës nga Peja. Në të majtë është kapiteni i asaj kohe në KH Kastrioti, Xhavit Morina, është gjyqtari i mirënjohur Ibrahim Zhilivoda, pastaj me fanellë kuq e zi kapiteni i Besës, Fatmir Muhaxheri dhe gjyqtari Xhelal Vitaku.

Në prapavijë shihet me mantel të bardhë e me duar në xhepa prof. Ismet Jupa, atëkohë trajner.

Këta protagonistë që shihen në fushë, dhe të gjithë që ishin përreth, secili prej tyre e ka pasur në mendje se mund të rrihen e të arrestohen nga milicia e pushtuesit serb. Por nuk i ndalën as kërcënimet e as shantazhet e okupatorit serb, por vazhduan misionin e tyre në zhvillimin e ndeshjeve në kuadër të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat