Llazari i përgjigjet shumë ashpër Zherkës: A e di kush është Taip Kabashi?

Hendboll

Llazari i përgjigjet shumë ashpër Zherkës: A e di kush është Taip Kabashi?

Nga: Kemajl Goca Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 10:43
Alfred Llazari, Verim Zherka, Nexhdet Dobroshi dhe Fatmir Muhaxheri

Ish selektori i kombëtares së Kosovës në hendboll (meshkujt), Alfred Llazari, ka hapur letrat dhe sipas tij, tregon një të vërtet të kohës së viteve kur ka udhëhequr kombëtaren.

Llazari iu është përgjigjur ashpër trajnerit Verim Zherka, që dikur ishte ndihmës i tij, në lidhje me fotografinë që u publikua dje, ku shiheshin Llazari, Verim Zherka, Nexhdet Dobroshi dhe Fatmir Muhaxheri. “Po me intereson dhe nuk po me kujtohet se pse Pr. Dr. Taib Kabashi, trajneri i sukseseve po mungon në këtë foto”, komenton Zherka në rrjetet sociale.

Llazari nuk ka mundur të duroj këtë koment të Zherkës dhe pasi e ka kërkuar ta dijë arsyen, ai i ka treguar se pse mungon Taib Kabashi, ky i fundit sot është kryetrajner i Prishtinës. Llazari ka pasur edhe disa thirrje telefonike nga disa që kanë kërkuar ta dijnë pse mungon Kabashi në foto, kësisoj ka vendosur ta sqarojë opinionin.

“Pasi që me pyetën për se mungon Taibi, kështu është dashtë të duket stafi në të ardhmen, pa Taibin, ku edhe njëkohësisht ishin eliminu dinakëritë si dhe manipulimet me lojtar dhe kishte qenë një staf konkret, korrekt dhe stabil, pa intriga, dinakëri etj. Po, disa herë me përcolli me duartrokitje së bashku me (lojtarët e vet), me disa lojtarë dhe me një duel me fjalë.

Unë, kështu e kisha paramenduar stafin, pa Taib Kabashin. Opinioni si dhe qyteti i Mitrovicës, Kosova, regjioni etj. e din se kush jam unë, Alfred Llazari, e kush është Taib Kabashi, si sportist, njeri e shumë të tjera, për çka nuk kisha shumë me komentu se nuk ja vlen. Ky është mendimi im për çka edhe qëndroj pas secilës fjalës sime”, tha Llazari për gazetën kombëtare “Bota sot”. Llazari kujton edhe një mbledhje të bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

“Në atë kohë kur bordi ka mbajt mbledhje dhe ku kanë dashtë që mu të me fajësojnë për ambientin negativ të krijuar në mesin e përfaqësueses dhe të me shkarkojnë nga detyra e përzgjedhësit, ata nuk e kanë ditë që unë kam dhënë dorëheqje, që është dëshmia, se sa kanë qenë të koordinuar dhe të njoftuar. Ku Kabashi ka menduar se pas largimit tim do të mbetet selektor, po është ajo fjala popullore kush ja bën gropën dikujt ai bien vet.

Është pa se sa ka qëndruar ai në at post si një i përkohshëm”, tha Llazari. Ish selektori ndihet i nderuar që pas një kohe u publikua fotoja e një mbledhjeje me trajnerët dhe është falënderues edhe pse nuk e din se cili ishte ai person që e bëri zemrën guri më në fund dhe vendosi ta publikoi një të vërtet, një foto dhe punën e madhe që kishte bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat