Kosova shkëlqen ndaj Italisë

Hendboll

Kosova shkëlqen ndaj Italisë

Më: 23 nëntor 2019 Në ora: 10:13
Kosova

Me një paraqitje shumë të mirë Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka nisur turneun ndërkombëtar në Antalya të Turqisë.

Të shtunën paradite vajzat tona kanë shkëlqyer ndërsa e kanë mposhtur Italinë me rezultat 31:26. Ishte një paraqitje impresive e Kombëtares sonë që ka dëshmuar se e ardhmja është edhe më e ndritur. 

Ndaj Italisë Kosova ka  udhëhequr nga fillimi e deri në fund. Epërsia shkoi deri në 6 gola. Leonora Demaj si kapitene e vërtetë ka shënuar plot 11 gola. Është shquar me paraqitje të nivelit të lartë edhe Mirela Gjikokaj që shënoi 8 gola. 

Motrat Marigona e Arlinda Hajdari kanë debutuar me shumë sukses dhe kanë dëshmuar që në start që do të ndihmojnë shumë ekipin tonë kombëtar. 

Janë dalluar edhe Mirjeta Bytyqi, pivotet Shkurta Mehmeti e Suzana Ujkiq dhe të gjitha të tjerat. 

Sot në mbrëmje Kosova luan ndeshjen me  Turqinë B. Paraqitja ndaj Italisë mbushë ekipin me optimizëm për të ardhmen. 

Në Turqi, Kosova është pa lojtare të rëndësishme por me ardhjet e reja, ekipi është më i kompletuar dhe ka konkurrencë për secilën pozitë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat