Ideja interesante e Zherkës për Taib Kabashin, a mos vallë po e sprovon keq FHK-në!

Hendboll

Ideja interesante e Zherkës për Taib Kabashin, a mos vallë po e sprovon keq FHK-në!

Nga: Kemajl Goca Më: 23 nëntor 2019 Në ora: 12:09
Ideja interesante e Zherkës për Taib Kabashin, a mos vallë po e sprovon keq FHK-në!

Verim Zherka, trajner i mirënjohur, që aktualisht e drejton KH Prizrenin (meshkujt), e ka shprehur publikisht dhe pa dorëza se profesor dhe doktor i hendbollit për Kosovë pa dyshim se është Taib Kabashi, kryetrajner i Prishtinës. Një gjë që askush nuk mund ta kundërshtojë nëse merren parasysh rezultatet dhe sukseset, që besa edhe dija e mitrovicasit Kabashi, nëse i referohemi edhe vlerësimit të Zherkës, që vlerësohet si njeriu më i matur dhe që nuk flet pa logjikë pa i peshuar gjërat drejtë e profesionalisht.  

Sigurisht se kjo ide apo propozim ose mirënjohje që Zherka e ka shprehur publikisht për Kabashin, iu ka referuar edhe sukseseve të bujshme që ka arritur në vitet e pasluftës. 

Edhe Kabashi e ka thënë publikisht dhe ndihet i nderuar që një personalitet i shquar si Zherka kur e thotë hapur se është profesor dhe doktor vërtet është vlerësim i një pune të madhe e profesionale që u bë. Sepse kjo ide apo propozim ose mirënjohje nuk është thënë nga gjithkush por nga një Zherkë që ka autoritet dhe një emër i fuqishëm i hendbollit, që vet prania e tij e nderon komunitetin e hendbollit dhe FHK-në. 

 “Kemi shumë lojtarë që janë pjesë e kombëtares së Kosovës, pra janë 80 për qind e lojtarëve që dolën nga duart e mija dhe të kolegëve. Pajtohem plotësisht me vlerësimin e kolegut dhe shokut Verim Zherka, i cili e ka thënë publikisht se Taib Kabashi është profesor dhe doktor i hendbollit”, thotë ditë më parë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Taib Kabashi.  

Kjo ide ose propozim apo mirënjohje që e ka shprehur publikisht Zherka, a mos vallë se do ta sprovojë apo djersit keq Federatën e Hendbollit të Kosovës.

Pse mund ta sfidojë keq? Sepse nëse bëhet një propozim direkt në zyrën e Federatës së Hendbollit të Kosovës, se Kabashi duhet ta marr titullin edhe zyrtarisht profesor doktor dhe të vulosur edhe nga FHK-ja, kjo e fundit do të futet në një situatë të sikletshme. E para, duhet të futet në analizën e thellë se e meriton apo jo titullin profesor doktor z. Kabashi.

Nëse merren për bazë të gjitha sukseset, bagazhi i Kabashit, atëherë ideja apo propozimi i Zherkës del i saktë dhe i pashmangshëm, kështu që duhet të futet në një votim profesional zyrtar për Kabashin, që mund ta marr edhe me letra zyrtarisht titullin profesor doktor, që do të ishte edhe një imazh i mirë për vet këtë sport.

Merret vesh se edhe mund të kërkohet zyrtarisht dhe do të ishte e rrugës që FHK-ja të mendoj këtë punë dhe këtë ide – propozim të Zherkës, i cili e ka menduar mirë në detaje apo analizuar se kush e meriton këtë të paktën nëse iu referohemi periudhës 20 vjeçare! Jo vetëm Kabashi por për këtë titull mund të konkurrojnë edhe ndonjë emër tjetër, por zor që mundet ta kalojë kush Kabashin, ngase ka mirënjohje e mirënjohje që ka marrë për punën e tij.  

E deshëm apo nuk e deshëm Kabashin, nëse kërkohet zyrtarisht që të jepet ky titull edhe nga FHK-ja, kjo e fundit do të vije para një situate as në tokë as në qiell.  E para, se nuk e ka thënë gjithkush, por e ka thënë z. Zherka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat