Në Vushtrri derbi i fqinjve

Hendboll

Në Vushtrri derbi i fqinjve

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 19:06
Në Vushtrri derbi i fqinjve

Tri ndeshje të javës së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) luhen të shtunën (nesër). Kampioni aktual, Besa Famgas është favorit kundër Vëllaznimit, në ndeshjen që fillon në ora 19:00.

Favorit është edhe Prishtina ndaj Prizrenit, kurse ky takim fillon në ora 19:30.

Ndeshja më interesante e së shtunës pritet të jetë ajo në mes të Vushtrrisë dhe Trepçës, që fillon në ora 20:00. Takohen dy rivalë nga i njëjti regjion, që gjithnjë kanë treguar lojëra të bukura.

Vushtrria mbanë vendin e gjashtë me 10 pikë derisa Trepça është e treta me 15 pikë. Në “Minatori” ndeshja mes Trepçës e Vushtrrisë kishte përfunduar me rezultat të barabartë.

Java e 12-të vazhdon të dielen me ndeshjen në mes të Llapit e Drenicës (18:30). Të hënën është takimi Kastrioti – Drita (20:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat