Suzana Ujkiq, Fatjona Rexhaj e Gresa Gashi ndër më efikaset! Vushtrria leksion Kastriotit

Hendboll

Suzana Ujkiq, Fatjona Rexhaj e Gresa Gashi ndër më efikaset! Vushtrria leksion Kastriotit

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 12:44
Suzana Ujkiq, Fatjona Rexhaj e Gresa Gashi ndër më efikaset! Vushtrria leksion Kastriotit

Istogu e Vushtrria e mbyllin me fitoreIstogu e Vushtrria kanë shënuar fitore në javën e fundit të stinorit vjeshtor të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Në kuadër të javës së nëntë, kampioni aktual, Istogu fitoi ndaj Dritës me rezultat 30:21. Pas pjesës së parë dallimi ishte shtatë gola (17:10) në të mirë të istogaseve.

Me fitore, Istogu ka dalur në vend të parë me 16 pikë, por ka një ndeshje më shumë se Ferizaj që të dielen e luan derbin me Prishtinën. Ferizaj po ashtu i ka 16 pikë. Drita mbetet e fundit, në pritje të pikës së parë. Fatjona Rexhaj me 7 gola, Suzana Ujkiq e Gresa Gashi, secila nga gjashtë gola janë më efikaset te Iastogu, kampione në fuqi.

Bindshëm ka fituar edhe Vushtrria ndaj Kastriotit të Ferizajt, me rezultat 33:19. Që në pjesën e parë vushtrriaset krijuan epërsi prej 10 golave, 18:8. Me 14 pikë, Vushtrria renditet e treta. Kastrioti është i pesti me 8 pikë.

Të dielen pos derbit Ferizaj – Prishtina (18:00) është edhe ndeshja në mes të Samadrexhës e Vëllaznimit (18:00). Ndeshja Shqiponja – Jusuf Gërvalla është luajtur para një jave. Fitore shënoi Jusuf Gërvalla me rezultat 24:22.

Istogu – Drita 30:21 (17:10)

Istogu: Shehdadi, Rexhaj, Ahmetxhekaj, Halitaj 4, Shatri 2, Berisha 3, Gashi 6, D. Rexhaj, Rugova 1, F. Rexhaj 7, Ujkiq 6

Drita: Ibrahimi, Isufi, Baftjari 8, Vokshi 4, Hyseni 2, Jashari 4, Reqani 3

Vushtrria – Kastrioti 33:19 (18:8)

Vushtrria: Kelmendi, Gubetini, Berisha, Avdiu 4, Zymeri 2, Preniqi 1, Mehmeti, Paci 12, D. Rrahmani 1, B. Rrahmani 1, R. Gubetini 2, Selaci, Kasumi 10, Tahiri

Kastrioti: Gurgurovci 1, Dinarica, E. Reçica 7, Misini, Gashi, S. Reçica, E. Salihu 7, Krasniqi, A. Salihu 3, Hyseni, V. Gashi 1, Beqiri, Stagova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat