Prishtina i prishi matematikat, fut në siklet Istogun dhe Ferizajn

Hendboll

Prishtina i prishi matematikat, fut në siklet Istogun dhe Ferizajn

Nga: Kemajl Goca Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 10:44
Prishtina i prishi matematikat, fut në siklet Istogun dhe Ferizajn

Klubi i hendbollit Prishtina me fitoren në Ferizaj me rezultat 30:27 ndaj lideres të deri të dielës, Ferizaj, gjithsesi që ia ka prishur hesapet  Istogut dhe Ferizajt, të cilat ekipet tani janë në presion apo në siklet.

Prishtina bëri lojë të madhe në Ferizaj dhe fal Shkurte Mehmetit që realizoi 9 gola, i la të shtangur ferizajaset, që nuk kishin pësuar humbje deri të dielën që e lamë pas.

Pas një viti themelimi apo pas 24 fitoreve rresht (8 në elitë), Ferizaj përjetoi disfatën e parë, ndërsa Prishtina që ka presidenti Nebih Zariqin e bëri kampionatin edhe më joshës për pjesën pranverore.

Një fitore që u komplimentua nga të gjithë e Prishtinës me një trajnere të vyeshme Zijavere Salihu, e cila edhe shkëputet nga pozita e pestë që e mban Kastrioti, duke e lënë pas për 6 pikë.

Istogu është kampione vjeshtore me 16 pikë sa ka edhe Ferizaj në pozitën e dytë dhe Vushtrria renditet e treta me 14 sa ka edhe Prishtina në të katërtën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat