HSG Würm-Mitte triumfoi në udhëtim me rezultat 41:26 (24:11) ndaj SG Mintraching / Neutraubling, në kuadër të Bayernligë në hendboll.
Gjermanët e ngritin në qiell hendbollisten shqiptare me prejardhje nga Gostivari, Bellma Bebën që shënoi 4 gola, krahas saj edhe Laura Steger që realizoi 9 gola.
Sipas “merkur.de” Beba dhe Steger udhëhoqën HSG Würm-Mittedrejt fitores.
Vetëm në minutat e parë HSG Würm-Mitte ishte baras 3:3, më pas ato sa kalonin minutat thellonin epërsinë.
Bellma Beba dhe Laura Steger dhanë maksimumin dhe shqiptarja u lavdërua shumë edhe nga klubi i saj për lojën e madhe.
Beba rikthehet pas disa lëndimeve dhe me shumë sukses, ku edhe ishte lojtarja më e mirë.
Sipas gazetave gjermane shihet qe e ka rikthyer formën dhe klubi i saj është në vend të parë në tabelën e Bayernligës, me 9 fitore e 1 barazim dhe 19 pikë, ka një më shumë se Ertangen në pozitën e dytë.