Çfarë duhet të bëjnë së bashku Devaja dhe Gjinovci?

Hendboll

Çfarë duhet të bëjnë së bashku Devaja dhe Gjinovci?

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 11:27
Çfarë duhet të bëjnë së bashku Devaja dhe Gjinovci?

Që nga koha e okupimit, pas viteve të 95-ta, Mexhit Devaja, ish kryetar i Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe Izet Gjinovci, aktualisht sekretar i përgjithshëm i FHK-së, me shumë bashkëpunëtorë të tjerë, e kanë për obligim, që të ulen së bashku dhe të botojnë një monografi për hendbollin kryekëput vetëm për rrugëtimin e tyre, nga Stambolli në Podgoricë, e nga Kairo në Budapest e në shumë shtetet tjera.  Një ditar i rrugëtimit të tyre me shumë të panjohura në prapavijë!

Si luftuan deri në ndërkombëtarizim, si e rrahën tavolinën në disa raste dhe si erdhi momenti deri të pranimi, çfarë u tha në prapavijë që nuk e din opinioni.  

Çfarë debatuan e u nervozuan me të tjerët në rrugëtime të ndryshme, shumë gjëra në prapavijë apo pas perdeve që ende nuk i dimë dhe nuk i kanë publikuar në opinionin sportiv, që do të ishte vërtet një monografi e lezetshme.

Këtë mund ta bëjnë dueti i dikurshëm Devaja e Gjinovci, që patën një rrugëtim së bashku më shumë se një dekadë. Megjithatë, e gjitha varet nga disponimi i tyre për të bërë një monografi të rrugëtimit shumëvjeçarë herë me automobil e herë me autobus e më shumë me aeroplan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat