Trishtim kur luanim nëpër këso kushte, kjo nuk duhet harruar në Kosovë

Hendboll

Trishtim kur luanim nëpër këso kushte, kjo nuk duhet harruar në Kosovë

Nga: K. Goca Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 14:15
Trishtim kur luanim nëpër shi, kjo nuk harruar në Kosovë

Stadiumet dhe palestrat sportive u uzurpuan në vitet e 90-ta nga pushtuesi serb, ndërsa sportistët tanë luanin në livadhe e në fusha me beton, në kushte të tmerrshme apo trishtim ishte kur hendbollistët luanin nëpër shi e në beton. 

Një fotografi që u sigurua, shihet se si Kastrioti dhe Drita luanin hendboll nëpër shi në vitet e 90-ta, në fushën e shkollës "Ganimete Tërbeshi", një kilometër në vijë ajrore ishte stacioni famëkeq i milicisë serbe në Ferizaj, e cila shpesh i ndërpriste ndeshjet.

Në foto shihen disa ish hendbollistë, Adnan Rudari, Mustafë Bislimi, Fitim Ramadani etj.

Periudhë sado e errtë por edhe krenarisë kur i rezistonin Serbisë pushtuese.    

Trishtim kur luanim nëpër shi, kjo nuk duhet harruar në Kosovë, kjo gjeneratë e baltës e shiut dhe e borës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat