Vëllaznimi turpëron Kastriotin - Bota Sot
Vëllaznimi turpëron Kastriotin

Hendboll

Vëllaznimi turpëron Kastriotin

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 12:21
Vëllaznimi turpëron Kastriotin

Vëllaznimi me fitore të madhe ndaj Kastriotit. Lluka ka shënuar 12 gola për Vëllaznimin e Gjakovës që e fitoi derbin e xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Në palestrën në Gjakovë, Vëllaznimi e turpëroi  Kastriotin e Ferizajt me rezultat 42:36. Pas pjesës së parë gjakovarët kishin dy gola epërsi, 20:18.

Te Vëllaznimi pos Llukës me efikasitet janë dalluar edhe A. Halili e G. Fana me nga 8 gola. Te Kastrioti, B. Syla shënoi 8 gola kurse A. Dugolli realizoi 7 gola. Vëllaznimi renditet i gjashti me 12 pikë. Kastrioti ka rënë në pozitën e katërt me 16 pikë.

Rezultat i ngushtë ishte në ndeshjen në mes të Llapit e Vushtrrisë. Ndeshjen e fitoi Vushtrria me 41:38. Pjesa e parë përfundoi me dy gola epërsi për Vushtrrinë (20:18).
 

Vëllaznimi – Kastrioti 42:36 (20:18)

Vëllaznimi: Hoxha, Brahushi, Rama 2, Lluka 12, Halili 8, Luzha 1, Morina 1, Rexha 3, Mamusha 1, Mehmeti, Neziri 6, Fana 8.

Kastrioti: Azemi, Tafarshiku 1, Syla 8, A. Dugolli 7, Selmani, Bislimi 3, Shabani 5, Ramadani, D. Dugolli, Rudari 2, Mustafa 4, Esati, Brahimi, Bytyqi 1, Haxhimusa 5.

Drita – Trepça 38:54 (16:26)

Drita: Hasani, Asllani, Latifi 7, Sllamniku 6, Tosku 2, Kurti 4, Shkodra 1, Isufi 18.

Trepça: Terziqi, Buqinca, Sejdijaj 7, Beqiri 4, Zhuri 5, Shala 4, Shabani 16, Nimani 2, Qabra, R. Shabani 2, Voca 7, Neziri 7, Cimili, Fejzullahu 1.

Drenica – Prishtina 30:59 (17:32)

Drenica: Kastrati 10, Geci, Muqolli, Hasani, Prokshi 3, Batatina 3, Baliu, Binaku 1, Hamza 7, Sahiti 3, Zekaj 1

Prishtina: Agushi 2, Bajqinovci 14, Beqiraj, Beshiri 14, Prekazi 5, Terziqi 6, Ademi 2, Abazi 11, Hoxha 3, Ademi 2, Sherifi.

Llapi – Vushtrria 38:41 (18:20)

Llapi: Havolli 1, Mani, Bajrami 4, Visoka 3, Beshiri 2, Hasani 11, Hoxha 13, Muçiqi 4, E. Bogujevci, L. Bogujevci, Rexhepi, Hyseni.

Vushtrria: Musa, Melenica, Krasniqi, Emini, A. Musa 4, Karaqa 2, Selaci, Miftari, A. Karaqa 5, M. Jashari 5, Abazxhiku 8, Pllana, Klinaku 7, Jashari 1, Gubetini 9.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat