Qeshu bukuroshe qeshu me ata dhëmbë simpatik, shqiptarja me shoqe do të përballen me Serbinë!

Hendboll

Qeshu bukuroshe qeshu me ata dhëmbë simpatik, shqiptarja me shoqe do të përballen me Serbinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 16:37
Qeshu bukuroshe qeshu me ata dhëmbë simpatik, shqiptarja me shoqe do të përballen me Serbinë!

E vetmja shqiptare që luan në Kampionatin Botëror në hendboll, është shqiptarja nga Tuzi i Malit të Zi, Dijana Ujkiq.

Kombëtarja e Malit të Zi bëri lojë të madhe sot dhe e mposhti me rezultat 26:23 Suedinë, tani do të luajnë për vend 5-8 me Serbinë, sfidë që do të luhet në me 13 dhjetor në orën 06.30 sipas kohës evropiane, sepse kampionati po mbahet në Japoni. Te Mali i ZI u dalluan portierja Batinoviq, e cila mbrojti 11 gjuajtje dhe tri shtatëshe, pastaj Mehmedoviq realizoi 7 gola, Klikovac e Radiçeviç me nga 5 gola etj.

Qeshu Dijanë qeshu, qeshu bukuroshe qeshu, ndryshe nuk mund të përshkruhet kjo foto simpatike, ku Dijanës edhe dhëmbët edhe fytyra edhe sytë i shkëlqejnë nga gëzimi.  Kjo është fotografia më e mirë e vitit e kësaj hendbolliste shqiptare.

Kjo vajzë ka një mijë e një arsye për të qenë e lumtur, sepse Mali i Zi vërtet po tregon lojëra të mira dhe ka arritur rezultate të lakmueshme. 

Mali i Zi - Suedia 26:23 (12:12)
Palestra “Park dom”, Kumamoto. 
Shikues: 1.926. 
Gjyqtar: Garsia i Paolantoni (Argjentina). 
Përjashtime: Mali i Zi 4 minuta, Suedia 8 minuta. 
Shtatëshet: Mali i Zi 3 (3), Suedia 3 (0).
Mali i Zi: Rajçiç, Neneziç, Batinoviç, Radiçeviç 5 (3), Jaukoviç 2, Klikovac 5, Ujkiq, Premoviç, Bullatoviç, Brnoviq 3, Ramushoviq, Mehmedoviq 7, Despotoviq 2, Raiçeviq 2, Grbiq.
Suedia: Torn, Iden, Melegord 4, Stremberg 1, Blom 7, Roberts, Petren 4, Lundstrem, Forsberg, Val, Lagerkvist, Gulden 2, Blomstrand, Lindkvist 2, Hagman 2, Mesing 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat