KH Prishtina - klub intelektualëve

Hendboll

KH Prishtina - klub intelektualëve

Nga: Kemajl Goca Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 13:38
Edi Kolgeci e Taib Kabashi

Prishtina është nënkampion vjeshtor në elitën e hendbollit të Kosovës (meshkujt), ka 24 pikë apo dy me pak se Besa Famgas!

Klub që hiqet si klub intelektualëve, për faktin se kryetari Edi Kolgeci është mjek, ndërsa Krenar

Çela punon në njërën nga bankat e vendit dhe ka post të lartë. 

Po ashtu edhe Taib Kabashi, ish selektor, është “profesor doktor”, epitet që iu dha ka disa emra të mëdhenj, duke u nisur nga Verim Zherka, po ashtu ka edhe disa lojtarë që kanë një shkollim të lartë. 

Ajo që impresionon në këtë kolektiv janë kryetari i klubit, drejtori sportiv dhe trajneri Kabashi, ky i fundit “profesor doktor”, që po pret edhe zyrtarisht t’i jepet ky titull edhe nga Federata e Hendbollit e Kosovës, në bazë të sukseseve që ka të pasluftës dhe kontributit që ka dhënë në kohën e okupimit 1991-1999, pa dyshim se e meriton! Me një fjalë klub i intelektualëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat