Fatmiri që ka probleme me femra!

Hendboll

Fatmiri që ka probleme me femra!

Nga: Kemajl Goca Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 17:36
Fatmiri që ka probleme me femra!

Kokëfortë, kur i teket diçka as që lëshon pe por e çon deri në fund, e ka mirë apo s’e ka, pak ka rëndësi për të. Fatmir Gubetini, veprimtar i shquar i hendbollit, nuk e ka problem të gjuajë kritika edhe në drejtim të gjinisë së bukur. 

Është interesant, se femrat nuk e dojnë kritikën, duan këshilla më moderne dhe me diplomatike, por te Fatmiri nuk ka politikë, ia thotë troç dhe as që kuqet.

Ditëve të fundit jemi dëshmitar të një polemike të Fatmirit me njërën nga hendbollistet, që një kohë kishte luajtur në Kosovë, duke e kritikuar se ajo luan në një ligë të ultë dhe sipas tij, “zibidi” ligë!

As “këshilltari” i tij herë me kravatë e herë pa të që e ka në Prishtinë nuk mundi ta bind Fatmirin, që t’i ndal kritikat, se edhe Liga e katërt në Gjermani ka nivel. Fatmiri prapë me kokën e vet dhe prapë me kritika, askujt nuk ia la në ato përballje të komenteve!

Ai pak mërzitet se është mashkull a është femër, ia thotë hapur: Po rrenë dhe pikë! Bile disa klube të femrave në Kosovë kanë filluar të ruhen nga Fatmiri sepse ka vendosur t’i kritikojë të gjithë, dobët po luani, dobët!  

“Nuk kam probleme me femra, i çmojë, por e di çka është niveli i lojës”, shprehet i prerë Gubetini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat