Shqiptarja feston në Japoni, e gjunjëzojnë Serbinë

Hendboll

Shqiptarja feston në Japoni, e gjunjëzojnë Serbinë

Nga: Kemajl Goca Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 10:41
Shqiptarja me të bardha feston në Japoni, e mposhtën Serbinë

Hendbollistja shqiptare, Dijana Ujkiq, me kombëtaren e Malit të Zi e gjunjëzuan Serbinë me rezultat 28:26 (13:12) në luftë për vendin e pestë në Kampionatin Botëror në hendboll (femrat), që po mbahet në Japoni.

Image

Mali i Zi

Në palestrën sportive Kumamoto, para 4000 shikuesve,  Mali i Zi tregoi klasin e saj, ndërsa portierja Batinoviç tregoi formë të lartë, kurse Ema Ramushoviq i Milena Raiçeviç, shënuan nga 4 gola dhe ishin më efikaset te malazezet.

Ndërsa Dijana Ujkiq shënoi një gol të bukur pas një veprimit mjeshtëror. Dijana me shoqe festojnë fitoren, mposhtën Serbinë dhe zunë vendin e pestë.

Serbia-Mali i Zi 26:28 (12:13)
Serbia: Rishoviq, Tomasheviq, Radosavlejeviq 2, Trifunoviq 4, Shtevin, Lavko 2, Nikoliq 3, Janjusheviq 3, Kojiq 1, Pop Laziq 1, Radojeviq , Obradoviq, Jovoviq, Stojilkoviq 5, Lishçeviq 2, Cvijiq 3.
Mali i Zi: Radiçeviq 3, Jaukoviq 1, Klikovac 3, Neneziq, Knezheviq, Ujkiq 1, Premoviq, Bullatoviq 1, Brnoviç 3, Batinoviq, Mugosha, Ramushoviq 4, Mehmedoviq 3, Despotoviq 3, Raiçeviç 4 e Grbiç 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat