KH Trepça tejkaloi krizën, po rikthehet në majat e hendbollit

Hendboll

KH Trepça tejkaloi krizën, po rikthehet në majat e hendbollit

Nga: Fatmir Beka Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 16:05
Trepça

Nën drejtimin e trajnerit Besim Shala,  Klubi i hendbollit Trepça, ka shënuar fitore në javën e fundit të stinorit vjeshtor të Superligës së Kosovës në hendboll duke e mundur KH Vëllaznimin nga Gjakova me rezultat 25:22, në palestrën "Minatori".

Image

Pas 14-tē javëve të zhvilluara “Xehetarët” kanë arritur 9-tē fitore, 2, barazime dhe kanë pësuar tri humbje, kështu ata kanë grumbulluar 20 pikë dhe mbajnë sigurt pozitën e tretë në renditje. Këto rezultate janë fryt i organizimit dhe koordinimit të skuadrës, por edhe rritjes së mbështetjes nga disa donatorë të njohur mitrovicas, gjë që është dëshmi se “Xehetarët” kanë tejkaluar krizën që ndodheshin dhe sigurt po kthehen në majat e hendbollit të vendit tonë aty ku e kanë vendin.

Në fakt Trepça ka pasur probleme të mëdha financiare para fillimit të këtij kampionati dhe ishte në prag të heqjes dorë nga garat, për shkak të mungesës së mjeteve financiare, por për fat të mirë kjo situatë u kalua kur kompania e njohur mitrovicase “Missini”, i doli në mbështetje klubit.

Ditët e mira për skuadrën kanë nis qysh nga organizimi më i mirë dhe ardhja në krye si kryetar i KH Trepça të Bujar Istrefi nga kompania “Missini” , ku gjërat në klub kanë ndryshuar për të mirë dhe fal përkushtimit edhe zotimit  të hendbollistëve nisën edhe rezultatet të vijnë por edhe shikuesit të kthehen në palestër. Mirëpo, padyshim krahas vetë hendbollistëve, merita për këto rezultate ka edhe trajneri i ri i Trepçës Shala deri para pak kohe edhe vetë lojtar i Trepçës.  Shala ka theksuar se fillimi i kampionatit ka qenë i vështirë për shkak nisjes së vonshme të përgatitjeve para edicionit dhe mungesës së kompozimit  të skuadrës, por me kalimin e kohës sipas ekipi është stabilizuar edhe koordinuar duke treguar lojëra të mira.

Ish-kapiteni i Trepçës, Shala, thotë se me këto rezultate nga pjesa vjeshtore e kampionatit jemi shumë të kënaqur, duke u nis nga gjendja në të cilën ishim në fillim kampionatit. “Jemi të kënaqur me pozitën e 3-të në renditje dhe vendimtare dhe shumë me vlerë ishin dy fitoret e shënuara ndaj KH Kastrioti.

Synimet e Trepçës janë ruajtja e kontinuitetit të skuadrës, freskimi i saj dhe lufta për pozitë edhe rezultate në Kampionat por edhe në garat e Kupës së Kosovës” ka thënë Shala.

Trajneri, ka shprehur mirënjohje për secili hendbollist veç e veç sikurse edhe mirënjohje e falënderim për të gjithë ata që kontribuuan në sukseset dhe paraqitjet e mira të KH Trepça, duke filluar ata që bartën fanellën e klubit pra hendbollistët, kryesinë e klubit dhe kryetarin Bujar Istrefi, qytetarët e Mitrovicës, “Torcidën” dhe posaçërisht kompaninë "Missini" dhe donatorët e tjerë që janë pjesë e këtij suksesi. Ai beson se me përkrahjen e vazhdueshme në pranverë skuadra do të jetë dukshëm më e fortë dhe rival vështirë i kalueshëm për secilën skuadër në elitën tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat