Përballë Kosovës do të jetë një kundërshtar interesant

Hendboll

Përballë Kosovës do të jetë një kundërshtar interesant

Më: 5 janar 2020 Në ora: 12:48
Përballë Kosovës do të jetë një kundërshtar interesant

Kosova do të luajë me një kundërshtar shumë cilësorë dy ndeshjet miqësore-përgatitore para udhëtimit në Itali. Kuvajti është prej Kombëtareve më të mira të Azisë, ndërsa është duke u përgatitur në regjionin tonë për paraqitje në Kampionatin e Azisë në hendboll. Ndeshjet me Kuvajtin luhen në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, të dielen (sot) nga ora 19:00 dhe të hënën nga ora 17:00. Kuvajti tashmë është vendosur në Kosovë.

Kampionati i Azisë zhvillohet pikërisht në Kuvajt nga 16 deri më 27 janar. Kuvajti është Kombëtarja e dytë më e suksesshme në këtë garë, me katër medalje të arta, dy të argjendta e katër të bronzta. Vetëm Korea e Jugut është më e suksesshme.

Sukseset më të mëdha Kuvajti i ka në sportin e hendbollit. Është paraqitur dy herë në Lojëra Olimpike dhe tetë herë në kampionate botërore. Ka suksese në gara të ndryshme aziatike me kombëtare dhe klube e po ashtu synime të mëdha në Kampionatin kontinental që e organizon vet. Së fundi Kuvajti luajti dy miqësore me Maqedoninë Veriore. Të parën e humbi e të dytën e fitoi.

Ndeshjet me Kuvajtin do të jenë test i vërtetë për Kombëtaren tonë, që prej 10 deri më 12 janar në Benevento të Italisë luan ndeshjet kualifikuese për Botëror, me Italinë, Rumaninë e Gjeorgjinë.

Para udhëtimit në Itali, djelmoshat tanë do të japin më të mirën në “Mizahir Isma” ndaj kombëtares aziatike. Përkrahja e shikuesve është shumë e rëndësishme edhe në këto ndeshje. Ata i mirëpresim në palestër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat