Kokollari sulmon ashpër: Ferizajasit nuk do të fyheshin në këtë mënyrë 

Hendboll

Kokollari sulmon ashpër: Ferizajasit nuk do të fyheshin në këtë mënyrë 

Nga: K. G. Më: 7 janar 2020 Në ora: 12:42
Kokollari sulmon ashpër: Ferizajasit nuk do të fyheshin në këtë mënyrë 

Gëzim Kokollari, ish kryetar i klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj, ka kritikuar ashpër.

“KH Kastrioti klubi i zemrës së ferizajasve, buzë greminës. Koha, mbretëreshë e së vërtetës!

Gjendja aktuale e KH "Kastrioti" në Ferizaj është kjo:
Nuk ka kryesi,
Nuk ka kryetar,
Nuk ka trajner ,
Lojtarët nuk i kanë marrë pagat gjashtë muaj.

Ajka e hendbollistëve ferizajas janë shpërndarë nëpër klube jashtë Ferizajt.
Rrjedhimisht, klubi gjendet buzë greminës, shpërbërjes dhe shformimit.

Kjo gjendje e klubit të jep përshtypjen se edhe Komuna e Ferizajt është pa kryetar, sepse po të kishte një kryetar të përgjegjshëm e jo çfarë e ka formalisht, ferizajasit nuk do të fyheshin në këtë mënyrë me klubin e zemrës së tyre, që ishte krenaria dhe identiteti i tyre nëpër dekada.
Grupi i asambleistëve të LDK- së në Kuvendin e Komunës, ka kërkuar disa herë që të debatohet për gjendjen e vështirë në sportin ferizajas por ka hasur në vesh të shurdhër.

P.s: Sa për rikujtim, gjatë mandatit tim sa kam qenë kryetar i KH "Kastriotit" asnjëherë nuk ka pas probleme të kësaj natyre ( pagat e lojtarëve u janë paguar pa asnjë ditë vonesë)”, shkruan Kokollari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat