Kosova kundër Gjeorgjisë në ndeshjen përmbyllëse

Hendboll

Kosova kundër Gjeorgjisë në ndeshjen përmbyllëse

Më: 8 janar 2020 Në ora: 18:31
Kundër Gjeorgjisë në ndeshjen përmbyllëse

Kombëtarja e Kosovës e luan ndaj Gjeorgjisë ndeshjen e fundit në Benevento të Italisë, në kuadër të fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2021. Ndeshja Kosova – Gjeorgjia është të dielen nga ora 16:00.

Prej vitit 1996, Gjeorgjia është paraqitur në kualifikime për Botëror, por pa ia dalur të avancojë nga fazat e para kualifikuese.
Gjeorgjia vitin e kaluar e fitoj Kampionatin e IHF-së për vendet në zhvillim, garë në të cilën Kosova nuk paraqitet më për shkak të rritjes së nivelit.

Ndërsa në kualifikimet për Botërorin e kaluar, të vitit 2019, Gjeorgjia ishte ndalur në fazën e parë.

Ishte renditur e treta në grup, pas Lituanisë e Letonisë, ndërsa prapa kishte lënë Izraelin me të cilin kishte barazuar.
Ndaj Gjeorgjisë, Kosova ka vetëm një synim – fitoren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat