Bellma në mes prof. Jupës e Petrovës, por çfarë diskutuan?

Hendboll

Bellma në mes prof. Jupës e Petrovës, por çfarë diskutuan?

Nga: K. G. Më: 9 janar 2020 Në ora: 12:37
Bellma në mes prof. Jupës e Petrovës, por çfarë diskutuan?

Hendbollistja nga Gostivari, Bellma Beba, këto ditë qëndrojë për disa ditë në Ferizaj dhe u takua me trajnerin e hendbollit, prof. Ismet Jupa dhe me Ahmet Hysenaj – Petrova, dikur kryetar i KH Kastriotit (femra e meshkuj) dhe edhe i ish Borcit në ligën e parë ish jugosllave.

Petrova në të majtë e prof. Jupa në të djathtë dhe Bellma në mes, goxha gazmorë, kanë diskutuar gjerë e gjatë për hendbollin.

Si Petrova dhe si prof. Jupa, e vlerësojnë lartë këtë lojtare dhe nuk kanë pa lojtare më të mirë që nga viti 2000 e këndej në Ferizaj e në Kosovë! Beba është krenare me vite që kaloi në KH Kastrioti, pastaj në Prishtinë, flet fjalë miradije për Petrovën, prof. Jupën, për Federatën e Hendbollit të Kosovës, për klubet Prishtinën dhe Kastriotin.

Image

Momente emocionuese

Ju është mirënjohëse pafund Kosovës që bëri shumë për të.  Ajo ka pasur disa momente emocionuese, ku shihet edhe në foto, kur prof. Jupa i ka treguar edhe disa foto sportive të kohëve të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat