Ky ishte viti kur shkrepi arma gjatë rrahjes masive, shikuesit ikin nga palestra në Ferizaj!

Hendboll

Ky ishte viti kur shkrepi arma gjatë rrahjes masive, shikuesit ikin nga palestra në Ferizaj!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 janar 2020 Në ora: 13:39
Ilustrim

Një histori interesante sportive ka ndodhur në vitet e pasluftës, në pranverën e vitit 2000, në derbin e madh në luftë për titullin e kampionit mes Kastriotit të Ferizajt dhe Vëllaznimit nga Gjakova.

Atëkohë dy skuadrat më të mira në elitën e hendbollit - meshkujt, por si sot dashamirët e këtij sporti e kujtojnë at ngjarje të frikshme, kur ndodhi rrahja masive mes tifozëve ferizajas dhe atyre gjakovarë.

Rrëmujë e madhe dhe për një moment dikush nga tifozët gjakovarë, nga frika kishte shkrep me armë dy herë në ajër,  me qëllim që të evitoi katastrofën edhe më të madhe.

Kur dëgjohet krisma e armës një pjesë e madhe e publikut iku jashtë palestrës sportive “Bill Clinton”.

Fatmirësisht gjithçka përfundoi mirë në fund, u qetësua situata dhe kishte vazhduar loja. Viti 2000 apo pranvera e atij vitit, do të mbahet mend si gjithmonë si rrahja më e madhe që kishte ndodhur në hendboll!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat