Sa herë largohet ky njeri nga Kosova, dikush përlahet keq!

Hendboll

Sa herë largohet ky njeri nga Kosova, dikush përlahet keq!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 janar 2020 Në ora: 14:44
Izet Gjinovci

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, është bërë sikurse futbollisti Aaron Ramsey, që sa herë shënon dikush vdes po at minutë! 

Edhe Gjinovci, si për dreq, sa herë largohet nga Kosova, dikush përlahet keq në hendbollin e Kosovës. 
Kur Gjinovci shkoi në Turqi me kombëtaren e femrave gjatë muajit nëntor të vitit 2019, ish selektorët e kombëtares së Kosovës, Alfred Llazari dhe Taib Kabashi, u përlanë keq, duke e akuzuar njëri – tjetrin dhe nuk lanë gjë pa i thënë njëri - tjetrit. Kur u kthye ai në Kosovë, u qetësuan!

Gjinovci tash shkoi në Itali, u përlanë keq ish kryetarët e klubit të Kastriotit të Ferizajt (meshkujt), Lulzim Abazi e Gëzim Kokollari.

Gjinovci si futbollisti Ramsey, por për dallim nga ai, që sa herë shënon vdes dikush, te Gjinovci po ndodhin akuza e përlarje mes ish funksionarëve.  Gjinovci ende është në Itali dhe para 13 janarit nuk kthehet në Kosovë, për ta kthyer normalitetin në hendboll. 

“Gjinovci më mirë me qëndruar në Prishtinë, në shtëpi e mos mu hallakat komuniteti i hendbollit, se sa herë po na shkon diku këtu po kapen keq”, kështu e tha si në humor njëri nga dashamirët e hendbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat