Kosova kundër Rumanisë

Hendboll

Kosova kundër Rumanisë

Më: 11 janar 2020 Në ora: 11:16
Kosova kundër Rumanisë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll dje ka zhvilluar ndeshjen e parë kualifikuese, ndaj Italisë ku Kosova arriti një barazim me shije të fitores.

Kombëtarja e Kosovës e luan ndaj Rumanisë ndeshjen e dytë në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2021, sonte me fillim nga ora 18:00.

Rumania ka të kaluar shumë të lavdishme. Ka katër tituj të kampionit të botës, në vitet 1961, 1964, 1970 e 1974. Ka po ashtu dy medalje të bronzta botërore, në vitet 1967 e 1990.

Rumania aktualisht nuk e ka lavdinë që e kishte, por llogaritet favorite e grupit. Së fundi në kampionat botëror ka luajtur në vitin 2011 kur përfundoi në vend të 19-të. Rumania ka lojtarë në nivel serioz evropian, por ka edhe dobësitë e saj, të cilat do të mundohen t’i shfrytëzojnë maksimalisht djelmoshat tanë.

Edhe për Botërorin e kaluar, Rumania kishte nisur nga faza e parë kualifikuese. Kishte fituar grupin me Italinë, Ukrainën e Ishujt Faroe, ndeshjet e të cilit ishin luajtur në Itali në janar të vitit 2018. Në fazën e dytë kualifikuese, Rumania ishte ndalur nga Maqedonia. Maqedonia në Shkup kishte fituar 32:24, kurse ndeshja në Cluj-Napoca kishte përfunduar 26:25 në të mirë të Rumanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat