Italianët vajtojnë barazimin me Kosovën - Bota Sot
Italianët vajtojnë barazimin me Kosovën

Hendboll

Italianët vajtojnë barazimin me Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 11 janar 2020 Në ora: 11:47
Italianët vajtojnë barazimin me Kosovën

Kosova mori një rezultat të madh (26:26) me shije të fitores në përballje me Italinë, në takimin që u luajt në Benevento në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2021. 

Djelmoshat e Kosovës treguan lojë të mirë në dy periudha dhe nxori një rezultat fantastik, duke i motivuar edhe më shumë për takimin e sotëm (18.00) kundër Rumanisë. 

Nga ana tjetër, italianët në faqen e tyre e vajtojnë barazimin me Kosovën dhe e shohin si rrezik këtë barazim për dështim në grup, pasi që ata konsiderojnë ta mposhtin sonte (20.00) Gjeorgjinë dhe nesër të kërkojnë kualifikimin në duel me Rumaninë (18.00).

Kosova sonte duhet të kërkojë me ngulm të del triumfuese apo e pamposhtur në përballje me rumunët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat