Kosova trondit Gjeorgjinë - Bota Sot
Kosova trondit Gjeorgjinë

Hendboll

Kosova trondit Gjeorgjinë

Nga: Kemajl Goca Më: 12 janar 2020 Në ora: 17:31
Kosova trondit Gjeorgjinë

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat (18:13) në përballje me Gjeorgjinë, në takimin e fundit të grupit 3 të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2021 në hendboll. Kosova trondit Gjeorgjinë, madje duke i shkaktuar edhe humbjen e dytë në grup. Kosova në mënyrën më të mirë e ka përfunduar aventurën, me një fitore, një barazim e një humbje, duke u renditur në vend të dytë me 3 pikë por që nuk ia dolën të jenë në krye të renditjes pas humbjes nga Rumania me rezultat 32:21.

ërzgjedhësi i Kosovës, Taip Ramadani, nxori maksimumin në këto kualifikime që u mbajtën në Benevento të Italisë. Nga 6 pikë të mundshme fituan 3 që gjithsesi është sukses i madh për kombëtaren tonë.

“Fitorja e parë e Kombëtares sonë në kualifikimet e Botërorit. Pas barazimit me Italinë, kemi fituar bindshëm ndaj Gjeorgjisë, të dielën në Benevento të Italisë. Djemtë tanë kanë luajtur me zemër dhe kanë arritur te fitorja shumë e dëshiruar. Gjatë qëndrimit në Itali, shumë lojtarë tanë janë prekur nga një grip. Për këtë arsye në dy ndeshjet e fundit na mungoi kapiteni Valon Dedaj.

Por të dielën djemtë tanë ishin të vendosur për fitore dhe kanë dhënë maksimumin për ngjyrat e fanellës. Ndonëse ndeshja nisi keq për Kosovën, lojtarët e strategut Taip Ramadani nuk janë dorëzuar dhe shpejtë janë kthyer në lojë. Në mes të pjesës së parë kaluam në epërsi, që është rritur shumë në të dytën. Mbrojtja ishte e pakalueshme, ndërsa edhe në sulm ishim shumë efikas.

"Muri" ynë mbrojtës i përbërë nga Bujar Ramosaj, Kastriot Jupa e Luigj Quni ishte i pakalueshëm për gjeorgjianët që një natë më parë e mposhtën Italinë. Kanë kontribuar shumë edhe lojtarët tjerë, ndërsa debutim të shkëlqyeshëm në ndeshje zyrtare kishte portieri Liridon Zena, që u dallua me shumë pritje. Në sulm Jupa, Egzon Gjuka, Deniz Terziqi kanë shfaqur formë të lartë por edhe Endrit Abdullahi, Drilon Tahirukaj, Drenit Tahirukaj, Oltion Beshiri, Albin Xhafolli, Lindrit Fetahu, Leonard Gegaj dhe gjithë të tjerët. Kështu Kosova e ka mbyllur me fitore turneun kualifikues në Itali dhe ka bërë hapin para të synuar”, thuhet nga Federata e Hendbollit e Kosovës.

Kosova - Gjeorgjia 30:21 (18:13)
Palestra "Pala Tedeschi", Benevento.
Shikues: 500.
Gjyqtarë:  Ruud Geraets e Paul Geraets (Holanda).
Shtatëshet: Kosova 4 (3), Gjeorgjia 4 (4).
Përjashtimet: Kosova 14 minuta, Gjeorgjia 10 minuta.Kosova: Jupa 8, Fetahu, Gërbeshi, Ahmeti, Dre. Tahirukaj 2, Terziqi 6, Beshiri 1, Abdullahi 4, Prekazi, Xhafolli 1, Quni, Dri. Tahirukaj 2, Ramosaj, Gegaj 1, Gjuka 5, Zena.
Gjeorgjia: Tskhovrebadze 5, Arsenashvili 4, Chanturia 4, Orjonikidze  4, Abramishvili 1, Kalandadze 1, Maisuradze 1, Tsintsadze 1,  Chikovani, Dikhaminjia, Gogoladze, Kbilashvili, Miqava, Rustamov, Tevzadze dhe Tsitelishvili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat