Kroacia ia bën bajat Serbisë, e eliminon nga Kampionati Evropian i hendbollit - Bota Sot
Kroacia ia bën bajat Serbisë, e eliminon nga Kampionati Evropian i hendbollit

Hendboll

Kroacia ia bën bajat Serbisë, e eliminon nga Kampionati Evropian i hendbollit

Më: 13 janar 2020 Në ora: 22:36
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kroacisë në hendboll mposhti Serbinë në raundin e tretë të Grupit A në Graz me rezultatin 24:21.

Kroacia siguroi vendin e parë, ndërsa Serbia nuk mund të shmangte vendin e fundit.

Kroacia e përfundoi Grupin A me tre fitore dhe fitoi dy pikë në raundin e dytë. Bjellorusia shkon më tej, por pa pikë, ndërsa kampionati evropian ka mbaruar për Malin e Zi dhe Serbinë.

Përveç Kroacisë, në Grupin I do të luajnë edhe Spanja, Gjermania dhe Bjellorusia. Kroacia dhe Spanja ikin në Vjenë me nga dy pikë secila, ndërsa Gjermania dhe Bjellorusia shkojmë me zero.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat