Sportisti më i mirë në Kosovë, që është zhdukur nga pushtuesi serb! 

Hendboll

Sportisti më i mirë në Kosovë, që është zhdukur nga pushtuesi serb! 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 janar 2020 Në ora: 10:51
Basri Tupella ulur në të majtë me Sakip Sejdinë, ndërsa në këmbë është Dervish Berisha (ish hendbollist) dhe Imer Selmanaj (ish hendbollist- i ndjeri)

Në vitin 1998-1999 Serbia pushtuese bëri masakra të mëdha në Republikën e Kosovës. Serbia pushtuese arrestoi e burgosi, vrau e masakroi, ka zhdukur e dhunuar me dhjetëra mijëra shqiptarë.

Basri Tupella, sportisti më i mirë që kishte Kosova, hendbollisti i gjeneratës së artë të Trepçës dhe Borcit të Ferizajt në atëkohë, në vitet e 80-ta, kur garonin në elitën e hendbollit ish jugosllav, është i zhdukur që nga viti 1999 nga regjimi kriminal serb.  

Sot e asaj dite nuk dihet asgjë për fatin e hendbollistit më të mirë që kishte Kosova.

Në foto shihet Tupella ulur në të majtë me Sakip Sejdinë, ndërsa në këmbë është Dervish Berisha (ish hendbollist) dhe Imer Selmanaj (ish hendbollist- i ndjeri).  Kjo foto u sigurua nga Sakip Sejdija. Për Tupellën, edhe sot gjeneratat e vjetra flasin me krenari për lojëra e shkëlqyeshme të tij së bashku me Aziz Makiqin, me vëllezërit Bujar e Besim Qerimi, Hasan Bajrami, i ndjeri (portieri) Skënder Sahiti, Muhamet Kilaj,  Afrim Rexhepi,  Sefedin Reçica, Tahir Sojeva etj. 

Ishte një lojtar i rrallë, që dridhte klubet ish jugosllave. Sipas Taib Kabashit, aktualisht trajner i Prishtinës, dikur bashkëlojtar i Tupellës, thotë se nga qershori i vitit 1999, nuk ndihet asgjë për emrin e madh të sportit, Tupellën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat