KH Prishtina me përforcime të mëdha! 

Hendboll

KH Prishtina me përforcime të mëdha! 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 janar 2020 Në ora: 18:13
Beni Syla, Edi Kolgeci, Rron Ramadani dhe në këmbë Taib Kabashi

Klubi me renome Prishtina, nënkampion vjeshtor, ka bërë goditjen e parë në afatin kalimtar dimëror. Presidenti i klubit bardhekaltër, Edi Kolgeci, konfirmon përforcimet e para dhe cilësore.

Prishtina përforcohet me hendbollistët Rron Ramadani dhe Beni Syla, që të dytë ishin pjesë e Kastriotit nga Ferizaj. “Prej sot Rron Ramadani dhe Ben Syla janë pjesë e Prishtinës. Pas bisedave që i pata nga sot fillojnë edhe stërvitjet.

Po ashtu i kam ftuar dhe marr edhe disa lojtarë të rinj, kadetë e juniorë nga trojet shqiptare, si Tuzi dhe Novi Pazari”, tha Kolgeci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Prishtina është në vend të dytë me 26 pikë dhe ka dy pikë me pak se kampionia vjeshtore, Besa Famgas. Synimi i klubit të kryeqytetit është titulli dhe Kupa e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat