I vetmi me kravatë në mbledhje, disa me xhempera e disa me këmisha e dikush edhe me shall

Hendboll

I vetmi me kravatë në mbledhje, disa me xhempera e disa me këmisha e dikush edhe me shall

Nga: K. G. Më: 23 janar 2020 Në ora: 10:33
Ky është personi i vetëm me kravatë dhe të shtrenjtë në bordin e Federatës së Kosovës

Fotografia është treguesi më i mirë, se cili është me kravatë dhe me kravatë të shtrenjtë, me një kat solemn sikur të shkonte në një ngjarje madhore botërore. 

Është Lulzim Abazi, i vetmi me kravatë, shihet edhe në foto dhe siç merret vesh shkëlqimi i gardërobës së tij, i jepte edhe lezet mbledhjes. 

Abazi, ish kryetar i KH Kastriotit, ka kohë q është pjesë e bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe ndër me kritikët. 

Ai e ka zakon, kur shkon në mbledhje të bordit, që të vishet mirë dhe të tregojë se qyteti i Ferizajt ka traditë jo vetëm për hendboll e për personalitete por edhe për veshje! shkurt e shqip: I vetmi me kravatë në mbledhje, disa me xhempera e disa me këmisha e dikush edhe me shall. Duket se shumë shpejt do të krijohet një standard i ri, ja të gjithë me kravata ja nuk ka mbledhje në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat