Besa merr donacion nga FHK

Hendboll

Besa merr donacion nga FHK

Më: 23 janar 2020 Në ora: 17:34
Besa merr donacion nga FHK

Klubi i hendbollit Besa Famgas nga Peja, iu është mirënjohëse Federatës së Hendbollit të Kosovës.

"Pas perfundimit te pushimit te gjysmëvjetorit të shkollave ne si klub vazhdojme me shkollën e hendbollit sot u pajisen me shtylla dy shkolla fillore në qytetin tonë, e që janë donacion nga Federata e Hendbollit të Kosovës, çka ne si klub i falënderohemi Federatës për këtë ndihmë që ishte e domosdoshme për zhvillimin e aktivitetit në shkolla.

Prandaj ne si klub premtojmë që do të punojmë fuqishëm që së bashku me Federaten e Hendbollit ta zhvillojme edhe më shumë këtë sport", thuhet nga Besa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat