Këto lojtare mund t’ia sjellin sërish titullin Istogut

Hendboll

Këto lojtare mund t’ia sjellin sërish titullin Istogut

Nga: Kemajl Goca Më: 28 janar 2020 Në ora: 11:04
Hendbollistja e rikthyer nga Gjeorgjia, Keta Venetsky, do të luajë rol kyq, pastaj Albina Rugova, Tina Hetemi, Natalia Milatoviq, janë lojtare që mund t

Klubi i hendbollit Istogu është klubi më i organizuar në vendin tonë dhe sërish synojnë t’i fitojë të gjitha trofetë.

Është shembull për klubet tjera sesi luftohet për rezultat dhe aq me tepër që nuk kanë as palestër të tyre dhe të gjitha ndeshjet si vendase i luajnë jashtë konakut të tyre. Kryetrajneri Faruk Shala është shembull se si punohet dhe vrapohet për klub, për t’i siguruar të gjitha gjërat e nevojshme, për çka meriton notë dhjetëshe.

Cilat janë lojtaret që mund t’i sjellin sërish titullin këtij klubit që po jeton qyteti me rrethinë me sukseset e tyre.

Hendbollistja e rikthyer nga Gjeorgjia, Keta Venetsky, do të luajë rol kyq, pastaj Albina Rugova, Tina Hetemi, Natalia Milatoviq, janë lojtare që mund t'ia sjellin titullin apo do ta bëjnë diferencë pa përjashtuar edhe ndonjë talente që ka ky klub.  

Istogu është kampione vjeshtore me 16 pikë apo me 8 fitore e 1 një humbje, me statistikë të njëjtë janë Ferizaj në pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat