Luzha: Klub që dha heronj të Kosovës, luftëtar, sot komuna hesht e nuk e ndihmon!

Hendboll

Luzha: Klub që dha heronj të Kosovës, luftëtar, sot komuna hesht e nuk e ndihmon!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 janar 2020 Në ora: 11:21
Luzha: Klub që dha heronj të Kosovës, luftëtar, sot komuna hesht e nuk e ndihmon!

Klubet e hendbollit po ballafaqohen me vështirësi të mëdha. Vëllaznimi nga Gjakova (meshkujt), janë në një situatë të rëndë, as në tokë dhe as në qiell. Koordinatori i këtij klubit, Uran Luzha, alarmon për gjendjen që e ka kapluar klubin.

“Ku po mbetet KH Vëllaznimi, a thua? Pas shumë problemeve me organizim që patëm, Vëllaznimi u kthye përsëri pa ndihmë nga askush, hesht komuna, heshtin donatorët, vetëm ish hendbollistët që kanë qenë të gatshëm për ndihmë ndaj nesh, a mos duhet edhe ne të vajtojmë e bojkotim?

Vëllaznimi klub me traditë 65 -vjeçare Klub që dha heronj të Kosovës, luftëtar invalid të luftës dhe martir, kurrë nuk ra nga Superliga.

Image

Deri kur po pyes veten këta djem të luajnë pa kompensim të energjisë, mos flasim për paga se ato janë absurde për ta deri kur duhet të presim si klub? Qe tri gjenerata familjarisht jam në këtë klub, nga themelimi e që ishte kryetari i parë, babai im - i ndjer, traditën e vazhduan edhe dy djemtë e mi.

Që nga viti 1986 kam qenë lojtar e trajner dhe së fundi si kordinator me një kryesi që përbehemi nga 3 veta. Përkrahje kemi nga tifozeria që me çdo kusht po insiston të na ndihmoi me aq mundësi sa kanë edhe financiarisht lojtarët tanë, që janë jashtë shtetit janë të gatshëm ish lojtarët po ashtu.

A duhet edhe ne të qajmë e të bojkotojmë, pyes a duhet që ata lojtar që lanë paga në ekipe tjera dhe u kthyen të na ndihmojnë t’i përbuzim 18-vjeçarët që japin maksimumin dhe vdesin për çdo top në fushë mos të shpërblehen, ju pyes si një qytetar i juaji si një sportist tifoz.

Kemi nevojë për ndihmë, mos na lëni vetëm qytetar të nderuar, donator, drejtori e sporti dhe ju që e doni sportin në qytetin tonë.

Pardje nga Shkupi sollëm një kupë të turneut mbarëkombëtar që u mbajt atje. Këta djem me motivin e vetëm t’ja kthejnë krenarinë Qytetit, luftuan dhe dhanë maksimumin mu s’me mbet tjetër veç faleminderit djem për të gjitha, shtab teknik dhe kryesi së bashku me shok, besoj që nuk do të kemi vetëm përkrahje morale, po të na ndihmojnë edhe financiarisht”, ka thënë Luzha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat