Është prej talenteve më të mëdhenj të hendbollit në Maqedoninë e Veriut. Është fjala për shqiptarin Enes Idrizi, që luan për ekipin Aerodrom nga Shkupi.
Është talent i madh dhe më së miri e fakton se ai përveç që paraqitet për kadetë dhe juniorë, me leje speciale të mjeku luan edhe për seniorë.
Është i gjatë 188 centimetra dhe luan në pozitën e begut të majtë, është ftuar nga trajnerët Radosllav Stojanoviq e Kiril Atanasovski që të luajë për Maqedoninë e Veriut.
Enesi me trajner
Enesi është i biri i ish hendbollistit të mirënjohur, Dritoni, që në vitet e pasluftës me sukses ka luajtur për Prishtinën dhe ka qenë prej lojtarëve më të mirë. “Është një motiv shtesë për mu që jam pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.
Do të përgatitem sa më mirë për garën që do të kemi ë Rumani dhe shpresoj se do të jap maksimumin.
Të vesh fanellën e përfaqësues është një përgjegjësi”, tha Enesi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Është i vetmi shqiptar që u ftua të luajë në përfaqësuese nga 17 sa janë ftuar në listë. Duhet kujtuar, se hendbolli në Maqedoni është fuqi dhe zotëron në Evropë.