Vajza boshnjake nga Mali i Zi, në emër të Kosovës ka bërë jehonë në Spanjë 

Hendboll

Vajza boshnjake nga Mali i Zi, në emër të Kosovës ka bërë jehonë në Spanjë 

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shkurt 2020 Në ora: 15:40
Vajza boshnjake nga Mali i Zi, në emër të Kosovës ka bërë jehonë në Spanjë 

Boshnjakja nga Podgorica e Malit të Zi, Esma Muratoviq, ka bërë jehonë në emër të Kosovës në Spanjë! Mediat në Spanjë, posaçërisht “lanzarotedeportiva” ka shkruar se Esma Muratoviq u zgjodh lojtarja më e mirë e Kosovës për vitin 2019.

“Lojtarja e San Jose Obrero nuk ka pasur mundësi të marrë pjesë në ceremoni. Federata e Hendbollit e Kosovës i dha të enjten e kaluar çmimin e hendbollistes më të mirë të vitit 2019, një ngjarje që u zhvillua në “Sheshin 21” në Prishtinë.

Në këtë ngjarje, viti 2019 u vlerësua si një vit historik për hendbollin e Kosovës. Nikoqiri i ceremonisë, presidenti Eurgen Saraçini përshëndeti të pranishmit, përfaqësuesin e Qeverisë së Kosovës, Erolld Belegu, presidentin e KOK, Besim Hasani, drejtues të tjerë të KOK-ut dhe federatat sportive që ishin aty.

Image

Një nga ngjarjet më të duartrokitura ishte kur u kujtua pjesëmarrja e ekipit kosovar në Kampionatin Botëror për junior në Spanjë, duke qenë hera e parë që ky vend u kualifikua.

Esma Muratoviq, aktualisht pjesë e skuadrës spanjolle San Jose Obrero, vitin e kaluar luajti për Istogun, para se të vinte në Spanjë, ku ishte shpallur kampione e Ligës dhe Kupës”, shkruan mes të tjera “lanzarotedeportiva”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat