Dikur sportist me emër në Kosovë, ja çfarë ka sot në kokë

Hendboll

Dikur sportist me emër në Kosovë, ja çfarë ka sot në kokë

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shkurt 2020 Në ora: 10:49
Izegjid Tusha në të djathtë

Nuk ka kush që nuk e njeh në Kaçanik e me rrethinë, po ashtu edhe në Han të Elezit dhe të komuniteti i hendbollit në Kosovë. Një fotografi e viteve të 60-ta, shihet në anën e djathtë Izegjid Tusha, atëkohë hendbollist dhe shumë i mirë.

Atëkohë mbronte ngjyrat e Lepencit të Kaçanikut dhe tregonte lojëra të mira.

Në kohën e okupimit, në kohërat me të vështira kur Kosova u sulmua nga Serbia pushtuese, Tusha dha shumë në pavarësimin e sportit, sidomos për hendbollin.

Image

Edhe sot është veprimtar i palodhur dhe sa herë që merr pjesë në mbledhjen e FHK-së, me plisin e bardhë i jep shije asaj dhe i shton emocionet të pjesëmarrësit!

Ai e mban me krenari plisin e bardhë sepse e ruan traditën e të parëve, kulturën tradicionale!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat