Lojtarja e vitit në Kosovë, e çon në këmbë Spanjën

Hendboll

Lojtarja e vitit në Kosovë, e çon në këmbë Spanjën

Nga: K. Goca Më: 4 shkurt 2020 Në ora: 11:10
Esma

Ish hendbollistja e kampiones së Kosovës, Istogu, Esma Muratoviq, debuton për mrekulli në fanellën e skuadrës spanjolle San Jose Obrero, e cila mezi e mundi me 34:33 CDEC Lavadoreson, në kuadër të ligës së dytë spanjolle.

Esma është me kombësi boshnjake nga Podgorica e Malit të Zi, ndërsa me 30 janar të këtij viti u shpall lojtarja më e mirë për vitin 2019 nga Federata e Hendbollit e Kosovës, e cila tregoi paraqitje fantastike dhe realizoi 8 gola, duke e ndihmuar San Jose drejt fitores së madhe. Loja e saj e mrekullueshme çon në këmbë tifozët spanjoll.

Fitorja e San Jose Obrero kundër CDEC Lavadores Vigo, është e madhe dhe vazhdojnë ta mbajnë udhëheqjen e grupit A të Divizionit të argjendtë të femrave.

Image

Ekipi San Jose

Lanzarote ka tre pikë avantazh ndaj Puerto del Carmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat