Shabani takohet me portieren e re

Hendboll

Shabani takohet me portieren e re

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 10:26
Shabani takohet me portieren tonë të re

Selektori i Kosovës, Agron Shabani i ka bërë të dielën një vizitë portieres së re të Kombëtares sonë, Kristina Ukaj. Ukaj javë më parë vendosi të mbrojë ngjyrat e Kosovës, ndërsa selektori Shabani e ka ndjekur atë nga afër në ndeshjen e Superligës zvicerane, Spono Eagles – Rotweiss Thun. Ndeshjen e fitoi skuadra e Ukajt, Spono Eagles.

Selektori Shabani ka treguar që Kristina Ukaj dhe familja e saj janë shumë të lumtur që ajo do të paraqitet për Kosovën. 20-vjeçarja vlerësohet lartë për potencialin që ka dhe pritet të shërbejë për të rritur cilësinë në Kombëtaren tonë.

“Kam biseduar edhe me prindërit e saj, që janë shumë të lumtur për ftesën që i kemi bërë. Kristina është e interesuar të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës. Është befasuar për të mirë me vizitën që i kemi bërë dhe i erdhi mirë.

Është bindur që po e përcjellim me shumë interesim dhe për angazhimin që e kemi për të kërkuar lojtare të reja për një Kombëtare edhe më komplete dhe me konkurrencë më të madhe. Me sjelljen dhe talentin, Kristina është lojtare e nevojshme për Kosovën. Për të kam pasur vetëm fjalë të mira edhe nga bashkëlojtaret në skuadrën zvicerane dhe pjesëtarë të stafit të klubit”, ka thënë selektori Agron Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat