Njeriu ndryshon me kalimin e viteve, dikush bëhet më i pashëm e dikush e lëshon edhe frontin e bukurisë.
Një fotografi që të lë përshtypje është e vitit 1985, ku shihet një personalitet sportiv, atëkohë hendbollist!
Është i respektuari Izet Gjinovci, me garderobë solemne, foto e vjetër apo para 35 viteve, e shkrepur më 31 dhjetor 1985 në hotel “Cheno More” në Varna.
Sigurisht ishte duke kremtuar Vitin e Ri dhe me gjasë ka qenë në përgatitje me klub.
Ky djali i asaj kohe, sot është me post të madh, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe kontribuues i madh i hendbollit dhe sportit në përgjithësi.