Vëzhguesit ndërkombëtarë nga Kosova, që vijnë prej një katundi, njëri është edhe bujk!

Hendboll

Vëzhguesit ndërkombëtarë nga Kosova, që vijnë prej një katundi, njëri është edhe bujk!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 17:09
Fahredin Hashani

Të qetë e të përkushtuar, vijnë prej një katundi dhe janë të të njëjtës lëmi apo janë edhe krenari e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Është Fahredin Hashani, personalitet që e njeh rrjedhshëm gjuhën angleze dhe është edhe vëzhgues ndërkombëtar i hendbollit. Me të njëjtën pozitë është edhe Shqipe Bajçinca dhe po ashtu anglisht flet bukur shumë, që besa është edhe profesoreshë!

Dy personalitete që vijnë prej një katundi dhe atë pak kilometra larg qytetit të Lipjanit.  

Image

Shqipe Bajçinca

Fahredini dhe Shqipja janë të katundit Rubovc nga Lipjani, katund pa male, i rrafsh por me një natyrë të bukur e me livadhe. 

Fahredini, pak kush e din se është nga Rubovci sepse pamjen e ka tipik si prishtinas, ndërsa krahas si vëzhgues ndërkombëtar merret edhe me bujqësi. Është bujk i mirë dhe siç raportohet ka mbjellë 120 fidane me arra. Këtyre fidaneve iu kushton fortë rëndësi dhe të gjitha spërkatjet ia bën me kujdes të lart e me program profesional. Fryte që brenda pak kohe do të japin rendimente të larta sepse veç janë në zhvillim të hovshëm. 

Përderisa Fahredini është i dalluar edhe si bujk, Shqipja pak apo hiq nuk merret me katund, por kryesisht e përkushtuar me kryeqytet dhe me punë profesionale, madje as si amvise nuk njihet sepse pak ia lejon koha profesionale.

Prandaj, FHK-ja, ka një mijë e një arsye që të mburret me këta personalitete, sepse janë raste të rralla që nga një katund të kemi dy vëzhgues të profilit të lartë, ndërkombëtar, madje njëri me gjithë reputacionin e madh nuk e lë anash as bujqësinë sepse e ndjenë veten krenarë që ka at bereqet të Zotit! Fahredini dhe Shqipja, edhe në kohën e okupimit kanë dhënë shumë për sportin e Kosovës, duke rrezikuar edhe jetën për mbajtjen gjallë të sportit, sidomos të hendbollit, pra sfiduan regjimin serb.

Dhëntë Zoti që një ditë edhe krerët e FHK-së apo edhe të federatave tjera, ta ndjekin këtë shembull apo rrugë të shkëlqyeshme, që të mbjellin me shumë se 100 fidane - arra!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat