Ballafaqimi kryesor në Prizren

Hendboll

Ballafaqimi kryesor në Prizren

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 18:31
Ballafaqimi kryesor në Prizren

Të shtunën luhen ndeshjet e para të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Në pranverë pritet garë interesante për titull, por edhe për pozitat tjera në tabelën e klasifikimit.

Në kuadër të javës së 15-të ndeshja më interesante pritet të jetë ajo që luhet në Prizren në mes të Prizrenit e Trepçës (19:00).

Prizreni është i teti me 7 pikë, por me pretendime për pozitë më të mirë.

Trepça është e treta me 20 pikë. Kampioni dhe lideri i klasifikimit, Besa Famgas, është favorit ndaj Llapit në Podujevë (19:00), njëjtë si Prishtina ndaj Vushtrrisë (17:30). Vëllaznimi po ashtu llogarit në dy pikë nga përballja me Dritën (16:00). Ndeshja në mes Drenicës e Kastriotit luhet më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat