Gubetini vazhdon karrierën në Suedi

Hendboll

Gubetini vazhdon karrierën në Suedi

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 10:44
Gubetini vazhdon karrierën në Suedi

Hendbollisti i talentuar i Vushtrrisë, Labinot Gubetini, njëherësh anëtar i kombëtares së Kosovës për U20, do të vazhdojë karrierën në hendbollin suedez. 

Djaloshi nga Vushtrria konfirmon për gazetën kombëtare “Bota sot”, se ka arritur marrëveshjen me klubin HK Varberg, që garon në Superligën e Suedisë. 

Sipas Gubetinit, gjatë verës do t’i bashkohet këtij kolektivit, që aktualisht është në fund të renditjes (i 14-ti) në elitë me vetëm 6 pikë të tubuara.  

Image

Ky është sukses i madh për një lojtar nga Kosova, që të vazhdojë karrierën në shtetin skandinav.

Image

Gubetini është prej lojtarëve më të mirë në vendin tonë dhe sa herë është ftuar në kombëtare ka treguar më të mirën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat