Ky është serbi që jeton në Kragujevc, qan për Kosovë dhe nuk mund t’ju ndahet shqiptarëve! 

Hendboll

Ky është serbi që jeton në Kragujevc, qan për Kosovë dhe nuk mund t’ju ndahet shqiptarëve! 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 13:15
Radomiri në mesin e shqiptarëve

Shpesh vjen në Kosovë, shkon edhe i shikon edhe ndeshjet e hendbollit të Republikës së Kosovës. 

Nga gjeneratat e vjetra pak kush që nuk e njeh jo vetëm në Ferizaj, ish hendbollistin Ratomir Tomoviq, i njohur si Llalla, që ka luajtur për ish Borcin e gjeneratës së artë (KH Kastrioti sot) të viteve të 80-ta në ish Jugosllavi.     

Një fotografi që është bërë në vitin e kaluar, Tomoviq shihet në mes të shqiptarëve në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, në një ndeshje shumë të rëndësishme. 

Serbi i lindur në Ferizaj, që jeton në Kragujevc, disa që po rrinë me të, thonë se shpesh qan për Kosovë e për Ferizaj dhe nuk mund t’ju ndahet shqiptarëve!

Po një pyetje për Tomoviqin, aq shumë që ke dashur shqiptarët, pse në vitin 1991 nuk iu bashkove në garat e Republikës së Kosovës por mbetet në përkrahje të atij Borcit fantom që përbëhej nga serb e malazez, vazhduan garat në një farë lige e ashtuquajtur Jugosllavi? E dimë që mund të përgjigjesh ndoshta kësisoj: Nuk ishte faji yt por i regjimit serb që udhëhiqej nga kryekrimineli Sllobodan Millosheviq.  

Fundja, mirë që po na vjen shpesh dhe po e njeh Kampionatin e Republikës së Kosovës dhe po ndihesh mirë në mesin e shqiptarëve, në mesin e një popullit që ka kulturë të lartë!  Nuk kam informacion se e flet a po jo shqip rrjedhshëm Radomiri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat