Rivalët e vjetër takohen në Prishtinë

Hendboll

Rivalët e vjetër takohen në Prishtinë

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 09:56
Prishtina e Kastrioti

Dy skuadra me shumë traditë në hendbollin takohen mes vete në kryendeshjen e javës së 17-të të Superligës së hendbollistëve.

Të dielen nga ora 18.00 takohen Prishtina e Kastrioti i Ferizajt, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet.

Është kjo ndeshje e rëndësishme për kreun e tabelës. Prishtina është e dyta me 28 pikë kurse Kastrioti i katërti me 22 pikë.

Derbi përmbyll javën e 17-të, ndërsa ndeshjet tjera janë të shtunën: Besa Famgas - Vushtrria, Llapi - Trepça, Drenica - Drita, Prizreni - Vëllaznimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat