Federata mburret me Çmimin Special për Kombëtaren U21 - Bota Sot
Federata mburret me Çmimin Special për Kombëtaren U21

Hendboll

Federata mburret me Çmimin Special për Kombëtaren U21

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 11:09
Federata mburret me Çmimin Special për Kombëtaren U21

Kombëtares U21 të Kosovës në hendboll i ka takuar Çmimi Special që e ka ndarë Komiteti Olimpik i Kosovës në ceremoninë “Laureatët 2019”.

"Kombëtares tonë i ka takuar çmimi i rëndësishëm për pjesëmarrjen historike në Kampionatin Botëror të juniorëve në Spanjë.

“Është mirënjohje e cila i dedikohet atyre që dhanë maksimumin dhe arritën të paraqiten në kampionat botëror. Një sukses i rëndësishëm për hendbollin dhe sportin në përgjithësi. I falënderoj të gjithë që kanë kontribuar për këtë sukses. Shpresoj se edhe ekipet tjera, ashtu si hendbolli, do të paraqiten në kampionate evropiane e botërore”, ka thënë presidenti Eugen Saraçini, pasi ka pranuar çmimin.

Urime për komunitetin e hendbollit.
Sukseset për Federatën tonë nuk kanë të ndalur, thuhet me mburrje nga Federata e Hendbollit e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat