Rivalët e vjetër takohen në Prishtinë

Hendboll

Rivalët e vjetër takohen në Prishtinë

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 11:15
Rivalët e vjetër takohen në Prishtinë

Dy skuadra me shumë traditë në hendbollin e Kosovës takohen mes vete në kryendeshjen e javës së 17-të të Superligës së hendbollistëve. Të dielen nga ora 18.00 takohen Prishtina e Kastrioti i Ferizajt, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet.

Është kjo ndeshje e rëndësishme për kreun e tabelës. Prishtina është e dyta me 28 pikë kurse Kastrioti i katërti me 22 pikë.

Derbi përmbyll javën e 17-të.

Ndeshjet tjera janë të shtunën: Besa Famgas - Vushtrria (15.30), Llapi - Trepça (19.00), Drenica - Drita (19.00), Prizreni - Vëllaznimi (16.00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat