Salla përplot shikues, Vushtrria la pa fjalë kampionen - Bota Sot
Salla përplot shikues, Vushtrria la pa fjalë kampionen

Hendboll

Salla përplot shikues, Vushtrria la pa fjalë kampionen

Më: 1 mars 2020 Në ora: 12:21

E mbushur me shikues ishte palestra “Jeton Tërstena – Tota” për derbin e Superligës së Kosovës në hendboll (femrat) në mes të Vushtrrisë dhe Istogut. Shikuesit kanë mundur të shohin një lojë të fortë e dramatike, ndërsa në fund edhe kanë festuar fitoren e skuadrës vendase.

Vushtrria fitoi me rezultatin e ngushtë, 21:20, për të bërë edhe më të fortë garën për titull të kampionit të Kosovës.
Pas pjesës së parë rezultati ishte 11:10 për Istogun. Vushtrria krijoi epërsi 5:1 në fillim të ndeshjes, por istogaset u kthyen në lojë. Vetëm në fund të pjesës së parë Istogu kaloi në epërsi 11:10, pasi vushtrriaset ishin vazhdimisht në epërsi.
Në pjesën e dytë Istogu krijoi epërsi deri në tri gola, ndërsa Vushtrria kaloi në avantazh në minutën e 47-të. Epërsia e Vushtrrisë më pas shkoi deri në tri gola (20:17), ndërsa Istogu u afrua në 20:19. Vushtrria shënoi për 21:19, kurse në fund shënoi Istogu për 21:20.
B. Rama realizoi plot 13 gola për Vushtrrinë. Te Istogu më efikasja ishte A. Rugova me 6 gola. Istogu ka rënë në pozitën e dytë me 20 pikë. Ferizaj tani është i pari me 22 pikë. Vushtrria është e treta me 18 pikë, por ka një ndeshje më pak të luajtur.
Të shtunën u luajtën edhe dy ndeshje të javës së 12-të.

Vushtrria – Istogu 21:20 (10:11)

Vushtrria: Kelmendi, Gubetini, Vokshi, Avdiu 1, Rama 13, Zymberi 3, Preniqi, Paci, Ramabaj 1, Rrahmani, R. Gubetini, Kasumi 1, Tahiri 1

Istogu: MIlatoviq 3, Shehdadi, Rugova 6, Berisha, Rexhaj, Fejzaj, Ferataj 4, Hetemi 2, Venetski 4, Gashi, Ujkiq 1, Ahmetxhekaj, Halitaj, Shatri

Ferizaj – Drita 31:22 (14:14)

Ferizaj: Rogova, Sylejmani 8, Qerkini 3, Gashi 8, Thaqi 1, Misini, Salihu 8, Haliti 1, Rexhepi 1, Ibrahimi 1

Drita: Hyseni 2, Baftjari 9, Reqani 3, Arifi 3, Pajaziti 1, Jashari 2, Mustafa 2, Canaj

Shqiponja – Samadrexha 33:18 (16:11)

Shqiponja: F. Ferizaj, Arapi, Dobrunaj 5, Goqaj 1, Zogaj 1, Nivokazi 10, Juniku 2, Ferizaj, Goqi 8, E. Ferizaj 3, Nuza 2

Samadrexha: A. Maloku, El. Basholli, Rr. Basholli, D. Basholli 2, R. Maloku 5, Ar. Maloku 7, Gr. Basholli 3, A. Sadiku 4, Mehmeti 1, M. Sadiku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat